Çfarë do të thotë të jesh i varfër, të mos kesh para për të siguruar elementet më të rëndësishme të jetës si uji dhe ushqimi, apo një strehë ku të kalosh netët me shi dhe ditët përvëluese.
Aktivistët në të gjithë botën kanë organizuar manifestime masive në ditën ndërkombëtare kundër varfërisë. Qëllimi mbetet i njëjtë, thirrje për reduktim të numrit të atyre që sot vazhdojnë të vuajnë pasojat e mungesës së vëmendjes ndaj tyre.
OKB numëron në të gjithë globin rreth 3 miliard banorë, gati sa gjysma e popullsisë që hetojnë në nivelin minimal ekonomik me më pak se dy dollar në ditë.
Në këto ditë të zeza të krizës financiare që ka shtrirë rrënjët në më shumë se 150 vende të globit. Ka ende njerëz që mendojnë për bukën e përditshme. Nëse gjatë vitit kanë humbur jetën rreth 6 milion banorë të planetit tonë, si pasojë e mungesës së varfërisë dhe mungesës së ushqimit. 850 milion të tjerë janë të rrezikuar të kenë të njëjtin fat.
Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon, fajësoi krizën duke vënë në dukje se ajo u bë shkak që sot listës së njerëzve të varfër janë shtuar dhe 75 milion të tjerë.
Liderët e vendeve më të prekur si Brazili apo India kanë dhënë një mesazh të qartë. Të varfrit të mos dënohen për menaxhimin e keq të pasurve. Pavarësisht atyre çfarë thuhet në konferenca, samiti ndërkombëtare apo deklarata publike të vendeve të botës së tretë. Realisht ky term duket se nuk do të zhduket kurrë./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj