Semaforë akustik me anë të të cilëve të orientohen kur kalojnë rrugën si dhe tabela për të identifikuar vendndodhjen.
Kjo është kërkesa e vetme që kanë të verbërit në Shqipëri në Ditën Botërore të Shkopit të Bardhë.
Sinan Tafaj: “Lëvizja jonë do të realizohet atëherë kur organet e pushtetit vendor të marrin parasysh faktin që këto rrugë duhet të përshtaten edhe për neve. Kështu mungesa e perceptimit viziv duhet zëvendësuar me perceptimin auditiv dhe të prekurit semaforët. Të verbrit nuk i shikojnë kur ndizet e kuqja, e verdh apo jeshilja, por ata duhet ta dëgjojnë. Trotuaret duhet të kenë sinjalet e tyre që nëpërmjet këmbës të kuptojmë se ku jemi dhe të ruajmë drejtimin e lëvizjes. Nëpër kryqëzime duhet të vendosen ato në lartësinë e duhur, hartat në relieve dhe të shkruhen në brral emrat e rrugëve që të kuptojmë se ku jemi, ku ndodhemi dhe ku duam të shkojmë”.
Në vendin tonë numërohen rreth 10 mijë persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami