Sinjalistika rrugore është një ndër problemet më të mëdha që haset në vendin tone. E kjo vërehet më shumë në kryeqytet. Semaforët janë burimi  me shqetësues jo vetëm në mosfunksionimin, por dhe në vendosjen e tyre. 

Këtu jemi në kryqëzimin e rrugës së Dibrës me atë të Barrikadave. Ky semafor as që duhej të ishte, pasi ky segment rrugor deri në sheshin “Skënderbej” është vetëm me një kalim.

Më tej, po në rrugën e Dibrës, pranë Selvisë, 8 semaforë nuk funksionojnë prej kohesh. Disa prej tyre janë në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Krahas vendosjes, të themi të pastudiuar, ndërprerja e funksionimit të këtyre semaforëve, në të gjitha rastet sjell amulli. E në fund janë drejtuesit e automjeteve të cilët u nënshtrohen rregullave të kodit të shenjave, që në disa raste përfundon me marrëveshje, e në mjaft të tjera në nervozizëm e konflikt./tvklan.al

Gazetari: Julian Kasapi