Të gjithë ne jemi dëshmitare të kaosit në trafik. Të aksidenteve me pasoja të rënda. Kalimtar që janë kthyer në viktima pa faje të tyre apo për faje të drejtuesit të një mjeti.
Shumë ngjarje kanë përfunduar në prokurori, për te hetuar shkakun dhe pasojën. Një prej eksperteve private që investigon mbi format dhe mënyrat e një aksidenti, gjykon në lidhje me aksidentet dhe mënyrën e rregullimit të rrymave në trafikun urban.
Artur Sulçe me profesion inxhinier rrugësh, shpjegon se për të zvogëluar numrin e aksidenteve që ndodhin në kryqëzime apo në vende kalimi të këmbësore duhet një ndërhyrje urgjente në disa element.
Artur Sulçe: “Një element i cili mund të bëj zvogëlimin e numrit të aksidenteve është përmirësimi i kushteve të transportit urban të njerëzve. Pra përmirësimi i kushteve të transportit urban do bënte që të lëviznin më pak mjete në qarkullim, duke lëviz më pak mjete atëherë dhe burimi i rrezikut do uleshe”.
Por një tjetër handikap i rrugëve tona është mungesa e semaforëve. Për Sulçen kjo mungese përkthehet në një burim rreziku për aksidentet.
Artur Sulçe: “Në rast se do të kishim një qendër kontrolli për semaforët në gjithë qytetin e Tiranës, atëherë do ishte më e lehtë për tu drejtuar rryma e trafikut, për tu drejtuar dhe qarkullimi rrugor. Si do zgjidhesh kjo? Në rast se ne jemi duke lëvizur nga Stacioni i Trenit drejt Universitetit të Tiranës. Atëherë parimi është, në momentin që te Stacioni i Trenit ndizet semafori jeshil në mënyrë që të arrihet dhe shpejtësia e projektimit për aq sa është llogaritur, në mënyrë që përdoruesit e rrugës të mos harxhojnë kohë. Duhet që të gjithë, i gjithë drejtimi duhet të jetë jeshil. Kjo shmang përplasjen e mjeteve”.
Ngritja e një qendre kontrolli për semaforët do të lehtësonte jo vetëm trafikun urban por do të ndihmonte dhe ne evidentimin e shumë elementeve kriminal që hasen gjatë qarkullimit në rrugët tona.
Artur Sulçe: “Ka ardh koha, është domosdoshmëri kontrollimi i këtyre dhe vendosja e kamerave nëpër kryqëzime. Në këtë vlerësim dhe kur nuk ka një polic të qarkullimit rrugor, fotografohesh dhe ne po i bëjmë kartat e identitetit që po identifikohemi. Po bëhet dhe adresa e shpish e të gjitha, dhe fotografia të vjen në shpi. Ka ardh koha që dhe gjoba në vendin tonë të jetë në nivelin siç e kanë dhe të tjerët qoftë dhe për një shkelje të vogël. Në Maqedoni gjoba dhe kur gërvishtesh me një mjet tjetër në Maqedoni është 300 euro, kaq. Si u gërvishte, si u godite e ke 300 euro dhe këtë do ta paguash sezbën dhe rrogat atje në Maqedoni njësoj me ne janë”.
Këto grafik tregohen mënyrat e qarkullimit. Lëvizjet të mjeteve në kryqëzime apo në rrugën nacionale.
Mbase ka ardhur koha që dhe tek ne, të zbatohet një “Bible transporti” , një manual i cili të respektohet nga të gjithë përdoruesit e rrugës.
Gjendja e trafikut në Shqipëri ka sjelle shumë viktima duke i shndërruar rrugët tona në një ferr të vërtet si për kalimtare ashtu dhe për drejtuesit e automjeteve./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani