Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Elbasani qyteti i ballokumeve dhe i manushaqeve, ka marrë përsipër sot tju tregoj pushtetarëve lulet, festën dhe ëmbëlsirën. Kreu i shtetit shqiptar por edhe elbasanlliu Mejdani ka udhëtuar si dikur drejt parkut Rinia, ku elbasanasit përjetonin ndërrimin e stinëve. Ndërsa panairi Pranver 2000, i çelur sot në Elbasan me prodhimin e 40 firmave shqiptare, greke, turke dhe italiane është ndjekur më vëmendje nga vizitorët pushtëtarë, të cilët nuk kanë nguruar të ecin as përkrahu, si kryetari demokrat i bashkisë së Elbasanit Dakli dhe kryeministri Meta.
Ndërsa salla e teatrit Skampa është shndërruar në një vend ku ngjarja është zhvilluar 20 vjet më vonë. Kryetari i bashkisë së Elbasanit Engjëll Dakli ka interpretuar një pënsionist të vitit 2020 dhe I ka dorëzuar stafetën një nxënësje nga ky qytet, Jonida Mino e cila sëbashku me shokët e saj që përbëjnë këshillin bashkiak do të drejtojnë bashkinë e Elbasanit për tre ditët në vazhdim.
Më tej shtetarët Meta, Mejdani, Poçi etj kanë provuar edhe ëmbëlsirën karakteristike të Elbasanit ballokumet. Kinemaja Millenium e qytetit të Elbasanit, e dyta me këtë emër pas asaj të kryeqytetit inagurohet sot nga kryeministri Meta. Ndërsa ministri i kulturës Edi Rama si kostandini ka sjell në Elbasan Dorountinën modern Xhulia Roberts me filmin “Altar i braktisur”./tvklan.al