Ndërthurja e detit me turizmin e natyrës, ka tërhequr këtë fundjavë në Divjakë pushues të shumtë jo vetëm nga Shqipëria. Siç duket, moti me diell ka favorizuar më tej fluksin e turistëve. Parku Kombëtar i Divjakës mbetet epiqendra e initerarit të pushuesve.
“Divjaka këtë fundjavë është mbushur me turistë të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kanë ardhur në këtë zonë jo vetëm për turizmin bregdetar, por për të shijuar edhe turizmit e natyrës, shpendët e mrekullueshëm, pelikani kaçurrel dhe flamingot.”
Te huajtë nga Italia, Belgjika apo Franca shprehen të mrekulluar me natyrën shqiptare.
“Më pëlqen sepse është shumë qetësi, po ashtu kam mundësi të shoh zogj të ndryshëm.”
“Po bëjmë një udhëtim përreth Shqipërisë, nga veriu në jug, moti është shumë i mirë.”
Të shumtë janë edhe pushuesit vendas që kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë mes natyrës në ajër të pastër. Divjaka mbetet ndër destinacionet kryesore të turizmit të natyrës përgjatë gjithë vitit.
Tv Klan