Shtegu i Pelikanit, rreth 3 km i gjatë është përshkuar në këmbë përmes pyllit të Divjakës nga grupe të shumta turistësh vendas. Përgjatë këtij shtegu në parkun Divjakë – Karavasta vizitorët kanë mundësi të shijojnë peisazhet dhe të shohin pelikanët, flamingot, çafkat etj.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegtarë, administratës së zonave të mbrojtura i janë bashkuar dashamirës të natyrës të cilët për herë të parë shkelin në parkun kombëtar, ndërkohë që apleojnë për mbrojtjen e shpendëve nga gjuetia e paligjshme.

 “Në këtë shteg kishte fëmijë nga 3 vjeç dhe deri te nxënësit e gjimnazit. Pamë dhe shpendë të ndryshëm në Lagunën e Karavastasë.”

 “Pashë pelikanin kaçurrel dhe shumë shpendë të tjerë.”

 “Një mrekulli natyrore dhe jam shumë i kënaqur.”

 Në këtë ditë po ashtu u artikulua nevoja e edukimit mjedisor në kurrikulat mësimore.

Erald Xeka, biolog: Këtë e bëjmë nëpërmjet ndërgjegjësimit të popullatës, sidomos me moshat e gjimnazit dhe studentë.

 Gentjan Hykaj, biolog: Edukimi mjedisor është shumë i rëndësishëm, edukimi i të rinjve ku ata prekin natyrën, problematikën. Kontribuojnë në mjedis.

1250 ha është sipërfaqja e zonës së mbrojtur në pyllin e Divjakës e cila këtë vit vetëm në muajin Shtator është vizituar nga 38 mijë vizitorë vendas dhe 10 mijë turistë të huaj.

Tv Klan