Rritja e numrit të vizitorëve ka sjellë nxitje të investimeve të reja. Bëhet fjalë për sektorin e turizmit dhe akomodimit ndërsa nuk janë të fokusuara vetëm në zonën bregdetare.
Artan Luku, kreu i Dhomës së Tregtisë në Durrës: Është goxha e evidentueshme në këto ditët e fundit ngritja e pikave të pritjes në qendrat e qytetit, në zonën e Vollgës… Ato pritjet tipike të hotelerisë në bregun e detit.
Edhe për vitin e ardhshëm kërkesa nga turistët është e lartë ndaj ky trend pritet të vijojë.
Artan Luku, kreu i Dhomës së Tregtisë në Durrës: Po presim një grup turistësh të cilët janë të interesuar jo vetëm për bregun e detit, por për të parë më shumë nga qyteti, rajoni. Për të parë Durrësin natën, për të vizituar monumentet historike dhe mund të themi që do kemi goxha zhvillime edhe vitin që vjen.
Durrësi është kthyer tashmë në qytet që tërheq edhe brende të huaja në sektorin e turizmit.
Klan News