Berati është një nga qytetet më të vizituara nga turistët gjatë këtij viti. Qyteti historik, pjesë e Unesco-s ka shumë për t’i ofruar vizitorëve. Muzeu Kombëtar i Ikongrafisë “Onufri”, mbetet një nga më të veçantët për t’u parë.
Në 7 muaj, afro 70 mijë turistë kanë prerë biletën për ta parë këtë muze. Ka nga ata që u janë dashur të presin 8 muaj për ta bërë realitet vizitën.
“Në vitin 2023 kam njohur Beratin përmes një reklame, pastaj mora informacion dhe kam bërë rezervimin në dhjetor 2023, ditën e Krishtlindjeve. Përveç Beratit do të shkojmë edhe në plazhet e jugut.”
“Kemi dy ditë në Berat, është shumë interesant.”
“Shqipëria është një vend i këndshëm, njerëzit janë të qeshur dhe ushqimi i mirë. Muzeu paska shumë vizitorë, qenka bukur këtu…”
“Më pëlqeu shumë muzeu, është i bukur dhe ikonat shumë impresionuse. Berati qenka një nga qytetet e pakta të paprekura ku trashëgimia historike është ruajtur mirë.
Muzeu “Onufri” ka patur 52% më shumë vizitore këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri në dhjetor, ky muze i ka biletat të shitura tek grupet e mëdha turistike.
Muzeu i “Onufrit”, prezanton historinë e hershme të këtij arti, ndërsa aty ruhen 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit, të cilat datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
Tv Klan