Pallati Mbretëror ndikoi në ndryshimin e certifikatës së lindjes
Ardhja në jetë e djalit të ish-mbretërorëve Meghan Markle dhe Harryt edhe pas dy vitesh po bën një bujë të madhe mediatike.
Archie, sipas dokumenteve paraprake, ka lindur në datën 6 Maj por Meghan dhe ish-Princi e kanë ndryshuar datën e lindjes. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë sqaruar situatën rreth ndryshimit që i ndodhi certifikatës së lindjes së djalit të tyre Archie një muaj pas lindjes së tij.
Sipas “The Sun” rezulton se 39-vjeçarja fshiu emrat e saj të parë, Rachel Meghan dhe vendosi titulli “Lartësia e saj Mbretërore Dukesha e Sussex”. Ndryshim pati edhe në emrin e Princit Harry, “Lartësia e Tij Mbretërore Princi Henry Charles Albert David, Duka i Sussex”.
Markle ka reaguar duke thënë se u ndje e detyruar ta bënte diçka të tillë dhe se vendimi në fjalë u diktua nga Pallati Mbretëror dhe kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë oborri mbretëor.
Dokumenti tregon vendin e lindjes së Archie, diçka që prindërit e tij dhe familja mbretërore e kanë fshehur nga publiku për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për spitalin privat Portland në Angli, ku për një natë qëndrimi duhen më shumë se 23,000 Euro.
Edhe pse janë larguar nga Pallati Mbretëor, mediat rozë vijojnë që të publikojnë të pathëna nga Meghan dhe ish Princ Harry që sipas tyre Mbretëresha nuk dëshironte që ata të merrnin vendime pa miratimin e saj.
Klan News