Njohja e vetëm dy gjinive është një nga deklaratat e forta të Donald Trump që ai ka thënë se do të marrë jetë sapo të nisë detyrën. Tema u shtrua për diskutim në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan dhe shumë prej telefonuesve mbajtën qëndrimin pro presidentit të SHBA-së dhe kundër komunitetit LGBT+.

Por një telefonuese nga Italia, Mara ndau përjetimin e saj me djalin i cili i përket këtij orientimi seksual. Ajo tha se për të birin ka qenë një vuajtje pamundësia për të kuptuar trupin e tij. Nga kjo situatë, djali tentoi vetëvrasjen dhe prindërit e morën vesh vetëm kur ai ua tha pasi kishte arritur të kuptonte veten.

Mara: Nuk është faji i tij që ka lindur ashtu, jam unë  nëna që e ka lindur ashtu dhe kur fëmija rritet dhe të thotë “çfarë është trupi im”, ju nuk e kuptoni, ata që flasin ashtu. Ne si prindër dhe ai vetë vuan shumë.

Aldo: Po pse vuan?

Mara: Po si nuk vuan, Aldo? Nuk e di ku  rritet, që i vogël ai e ndien atë dhe nuk e shprehte dot, nga frika, nga gjërat, “kush është trupi im?

Aldo: Sa kohë keni në Itali ju?

Mara: Unë kam 20 vjet, por fëmija im di të studiojë vetë, e studioi vetë trupin e tij dhe me njerëzit që flasin, duan që të vrasin veten. Arriti aty sa të vriste edhe veten.

Aldo: Djali ë?

Mara: Po, po se nuk e dinte thoshte kush jam unë, sot fëmija bën një pyetje kush jam unë? Kush është trupi im thotë?

Aldo: Nga gjithë kjo histori, çfarë ndikoi që ky djalë të kalojë në një situatë të tillë, në një gjendje? Ishte shoqëria, ishin njerëzit apo kishte vetë pyetje?

Mara: Jo, jo ishte vetë, nuk e kuptonte trupin e tij, kishte frikë të na e thoshte neve. Në moshën 20 vjeç na e tha se unë s’i thosha pse s’po gjen ndonjë vajzë, u mbyll djali në vete.

Mara tregon se falë ndihmës së psikologëve, u arrit që djali të tejkalonte dy vitet e vështira. Ajo bëri një thirrje ndaj nënave duke u kujtuar se nuk është faji i fëmijëve, të cilët vijnë prej tyre.

Mara: U them të tëra nënave që t’u rrinë fëmijëve nga mbrapa, t’i dëgjojnë, nuk është faji i tyre Aldo. E kam lindur unë atë fëmijë dhe kur të thotë fëmija këtë pyetje që “nuk e di kush jam, jam i  zemëruar me natyrën, jam i zemëruar me ty që më ke lindur” më thoshte mua. Nuk e  kuptojnë. Nuk bëhet vetë. Nuk bëhen vetë, janë të lindur./tvklan.al