Në fund të “Shihemi në Gjyq”, nuk ëhtë gjetur gjuha e përbashkët mes Vangjelit dhe motrës së madhe, Parashqevisë për shtëpinë e tyre në lagjen “Mangalem” në Berat. Gjatë debatit të tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan u kuptua se shtëpia rezulton pa adresë dhe në emër të së afërmes së tyre.

Vangjeli kërkoi që ta ndiqte ai gjyqin ndërsa Parashqevia nuk pranon. Ai thotë se shtëpia i takon vetëm atij sepse ia ka premtuar i ati, Andoni. Ky i fundit ndodhet i pranishëm në studio dhe ngrihet për të thënë fjalën e fundit lidhur me gjithë situatën.

Andon: Unë nuk të jap të drejtën të vish të ndjekësh gjyqin! Nuk ia jap të drejtën! Pse? Sepse e njoh djalin tim!

Eni Çobani: Ore po themi kur të bëhesh me dokumente, kujt do t’ia japësh?

Andon: Kur të bëhem, është i pari ai pastaj vijnë ato.

Eni Çobani: Djalit do t’ia japësh?

Andon: Jo.

Parashqevi: O znj. Eni po si do t’ia japë djalit ai, po neve kush na ka bërë?

Andon: Një minutë të flas! Siç i kam marrë vendimet, jo sot… para një muaji siç i kanë marrë vendimet të pestë sepse është edhe gruaja ime, ashtu do t’i merrni vendimet.

Vangjel: Boll patët kohë ju! Në qoftë se znj. Eni më ndihmon…

Eni Çobani: Unë s’ia marr dot me zor.

Vangjel: Deklaratën.

Eni Çobani: Po, pra deklaratën s’ia marr dot me zor.

Andon: Para se të ndodhte kjo ato po thoshin ty do të t’i japim shtëpitë. Ato s’duan të futen në mes.

Eni Çobani: Po pse ndërrove mendje?

Andon: Nuk ndërrova mendje.

Eni Çobani: Do t’ia japësh?

Andon: Të shoh çfarë do të bëjë Perëndia.

Parashqevi: Posi!

Eni Çobani: Ia ke dhënë fjalën djalit tani. Në momentin që do të marrësh dokumentet po them…

Andon: Patjetër!

Eni Çobani: Si patjetër? Djalit apo vajzave?

Andon: Të treve!/tvklan.al