E gjithë bota u shokua nga shkatërrimi i katedrales 850-vjeçare Notre Dame në Paris. Menjëherë erdhën ofertat marramendëse për restaurimin e saj.
Nga ana tjetër, kjo ngjarje ka rezultuar një sukses, përsa i përket novelës me të njëjtin titull të Viktor Hygoit. Që nga dita kur shumica e katedrales u shkrumbua, njerëzit janë dyndur për të bërë të tyren veprën e vitit 1831.
E veçanta e novelës Notre Dame de Paris, është se në të gjendet e përshkruar me detaje momenti para dy ditëve kur gjithë bota pa sesi shkrumbohej një kryevepër botërore.
“
Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin”.
Janë këto vargjet në të cilat Hygo ka parashikuar shkatërrimin e saj. Kjo gjë ka ngjallur interesin e shumë personave, aq sa libri “Katedralja e Parisi”, kryeson klasifikimet si më i shituri në faqen e Amazon në Francë.
Jo vetëm në libra, por dhe në filma është parashikuar djegia e katedrales. Në atë vend kur janë xhiruar shumë filma, në njërin prej tyre thuhet se do të vijë një ditë kur Notre Dame nuk do të ekzistojë më.
Në filmin “Before Sunset” i prodhuar në 2004, dy aktorët kryesorë, Jesse dhe Céline teksa bëjnë xhiro me një varkë, shohin përballë tyre katedralen. Ata nisin të tregojnë se gjermanët kishin tentuar ta hidhnin në erë katedralen, por nuk ia kishin dalë mbanë, pasi ushtarit që ju dha si detyrë nuk kishte mundur ta përmbushte. Me një adhurim ndaj simbolit të Francës, aktorët shikojnë nga Notre Dame dhe parashikojnë se një ditë bota nuk do ta shohë më këtë ikonë të historisë dhe kulturës botërore.
Klan Plus