Kampioni në fuqi Novak Djokoviç u kualifikua në raundin e tretë të US Open, pasi kundërshtari i tij Laslo Djere u tërhoq për shkak të një dëmtimi me ndeshjen që përfundoi 6-4 6-4 2-0. Një vit më parë, 24 herë fituesi i Grand Slameve arriti ta mposhte bashkëpatriotin e tij pas një sfide që zgjati pesë sete.
E në impiantin “Arthur Ashe” tifozët prisnin një tjetër përballje të fortë e plot emocione. Por problemi fizik që Djere mori, bëri që ai të kishte vështirësi në performancën e tij ndaj një rivali si Djokoviç e në setin e tretë vendosi që të tërhiqej.
Mjekët i masazhuan muskujt e barkut si edhe shpinën, por sërish tenisti nuk mundi të performonte normalisht. Kundërshtari i radhës u fituesit të medaljes së artë në Paris 2024 do të jetë australiani Alexei Popyrin.
Kjo është fitorja e 90 e Djokoviç në turneun e US Open. Si synim ai ka që të fitojë Grand Slamin e 25 të karrierës, ndërsa turneun në SHBA e ka fituar 4 herë në karrierën e tij.
Klan News