Tenisti italian, Jannik Sinner, u shfaq shumë i lumtur pasi fitoi Australian Open. 23-vjeçari mposhti 3-0 me sete gjermanin Alexander Zverev në finale.
Në prononcimin pas fitores, Sinner foli me superlativa për kundërshtarin e tij, duke thënë se e di përjtimin e tij pas një humbje në finale.
Tenisti italian deklaroi se këtë trofe do e dërgojë në shtëpinë e prindërve të tij.
“Së pari, duhet të uroj kundërshtarin. Zverev është një lojtar i madh dhe do të rikthehet sërish këtu për të synuar trofeun. Unë e di se çfarë ndjen ai tani, prandaj u mundova ta inkurajoj, por nuk është e lehtë. Duke ardhur këtu si kampion në fuqi, presioni është i madh. Finalja gjithnjë është e vështirë. Kisha edhe pak fat në këtë përballje. Doja të isha i përqendruar, jam përgatitur për këto beteja dhe ia dola. Do ta çoj këtë trofe në shtëpinë e prindërve, sepse apartamenti im në Monte Karlo është shumë i vogël”, deklaroi Sinner.
/tvklan.al