Aktori Gent Zenelaj ka krijuar shumë të qeshuara në studio me deklaratat e tij për futbollin. Përvoja e suksesshme në emisionin “Kampionët” ka bërë që Genti me humor të thotë se po mendon se për të ka vend në botën e futbollit në të ardhmen.
Xhihani: Më datë 5 vendosim nje bilardo tek kafja të shikojë ndeshjen Gjermani-Spanjë
Genti: Xhihan sa inat e ke Gjermaninë. Humbi Spanja Xhihan do të hysh me pasaportë diplomatike në Klan. Sa kam parë këto ditë futboll nuk kam parë gjithë jetën time. U bë sikur zgjidhet deputeti në Shqipëri. AI që nuk merr vesh zgjidhet deputet. Mos më drejtoni teknikalitete në futboll se nuk marr vesh. Shoh statistikat në futboll se e kam nga Peço, sepse ai punoi sa punoi dhe tani la një asistent këtu, për botërorin ma ruani këtë vend. Një ditë do të komentoj ndeshje me Xhihanin.
/tvklan.al