“Do të gjej kudo që te jesh…”
“Mos kujto se ti do shpëtosh se dhe ti je në komplot me Përparim ku*vën, sa ti varrosim. Tani do villni gjakun e motrave të mia”.
Këto janë disa prej mesazheve kërcënuese që një prej vëllezërve të motrave Metani i ka dërguar djalit të Përparim Ademit, 59-vjeçarit i cili paraditen e 31 Dhjetorit i mori jetën Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit
Djali i Ademit, 21-vjeçari Kristo Tela denoncon se është kërcënuar nga dy vëllezerit e viktimave, Bashkim dhe Gëzim Metani, të cilët siç shihet edhe në mesazhet më poshtë, i thonë se do ta gjejnë dhe do të lajë gjakun e motrave.
21-vjeçari Tela është i dashuri i Anxhela E., motrës së dy viktimave që u vranë nga babai i tij.
Në dëshminë e publikuar nga emisioni Uniko, Përparim Ademi ka pranuar lidhjen jashtëmartesore që kishte me Zhanetën. Jo vetëm kaq, por ka fëmijë me të dhe me motrën tjetër të saj, Kristina Bardhi, e cila mbeti e vrarë gjithashtu nga breshëria e plumbave.
Përparim Ademi dyshonte se e dashura e tij Zhaneta Metani e tradhtonte me një person tjetër dhe për këtë arsye e vrau.
Të paktën kështu ka thënë 59-vjeçari në dëshminë që ka dhënë përpara hetuesve për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin më 31 Dhjetor 2020./tvklan.al