Përparim Ademi prej 5 ditësh është në qendër të vëmendjes së mediave për krimin e rëndë që kreu në 31 Dhjetor. Sot mediat greke kanë shkruar për vrasjen e dyfishtë që tronditi Tiranën në ditën e fundit të vitit të shkuar se Përparim Ademi ka kryer dhe disa krime në Greqi.
Sipas ERT, autori 59-vjeçar Ademi, po përballet me një sërë krimesh të rënda në tokën greke.
Familjarët e Ademit kanë rrëfyer se ai ka trafikuar për vite me radhë dy motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, duke i lënë shtatzënë dhe i ka detyruar që të shisnin fëmijët e tyre në Selanik.
Sipas motrës së viktimave, Ademi nuk ishte vetëm në Greqi, por ka qenë edhe me gruan e tij, e cila dyshohet se ka qenë në dijeni të shitjes së fëmijëve. E njëjta gjë u konfirmua dhe nga vëllai i viktimave, i cili tha se janë trafikuar të paktën 10 fëmijë.
Paaraditen e 31 Dhjetorit, Përparim Ademi pasi ishte njohur me refuzimin e motrave për të vijuar lidhjen me të shkoi në banesën e tyre dhe i vrau me breshëri plumbash. 59-vjeçari u arrestua pak orë më vonë nga Policia dhe gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në burg./tvklan.al