Qeveria amerikane nuk do të lejojë spitalet publike të bëjnë ndërhyrje
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të miratojë një rregullore në lidhje me personat të cilët duan të ndërrojnë gjininë e tyre. Në bazë të kësaj rregulloreje, nuk do të lejohet që spitalet dhe kompanitë e sigurimeve që marrin fonde federale të bëjnë operacione për t’u shndërruar në mashkull ose femër në mënyrë artificiale.
Nëse kjo gjë miratohet rrëzon vendimet e marra gjatë qeverisjes së Barack Obama, për të luftuar diskriminimin seksual në kujdesin shëndetësor për personat transgjinorë.
Gjatë qeverisjes së Obama-s, gjinia u përcaktua si ndjenjë e brendshme për të qenë mashkull, femër, kombinim ose asnjë prej këtyre. Në këtë mënyrë spitaleve mund t’ju kërkohej që të bënin operacione për njerëzit që donin të ktheheshin në mashkull, ose në femër. Kështu, institucionet i siguronin atyre edhe trajtime të tjera mjekësore.
Disa organizata kanë njoftuar se do të sfidojnë ndryshimin. Grupet e të drejtave të njeriut kanë njoftuar se do të hapin një proces gjyqësor për të anuluar një vendim të tillë. Gjithashtu edhe Unioni Amerikan për Liritë Civile do të padisë vendimin.
Roger Severino, avokat për të drejtat civile është shprehur se personat transgjinorë duhet të mbrohen dhe të respektohen. Ai i ka bërë thirrje administratës amerikane të ndalojë diskriminimin që iu bëhet këtyre njerëzve për shkak të racës, ngjyrës, origjinës, moshës, aftësisë së kufizuar dhe faktorëve të tjerë.
Sipas The Guardian, grupet LGBTI kanë deklaruar se kërkojnë nga qeveria që statusi që ata përfaqësojnë të mbrohet dhe respektohet, madje t’i jepet mundësia për të marrë shërbime mjekësore sa herë të jetë nevoja për sëmundjet e zemrës ose diabetin.
Jo vetëm kaq, por administrata e Trump, në bazë të kësaj rregullore i heq atyre të drejtën për të kryer shërbimin ushtarak qoftë për burra ose gra trans. Ky vendim vjen në 4 vjetorin e ngjarjes së rëndë në Orlando në Florida, ku një person vrau me armë zjarri 49 njerëz në një klub nate për personat gay.
Klan Plus