Çfarë qëndron përtej një vrasjeje, përtej dënimit të një gruaje e cila ka vrarë. Skenaristja Mirela Oktrova, ka tentuar t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje duke hulumtuar në historinë e 4 grave të dënuara me burgim për vrasje. Këto histori ajo i ka përcjellë para publikut nëpërmjet një dokumentari të titulluar “Fate të shkelura”, me regjisor dhe producent Edmond Topin.

Sipas skenaristes Oktrova, film i është realizuar me shumë emocion në çdo kontakt që ajo ka patur për realizimin e tij. Përveç historive të dhimbshme të 4 grave, personazhe të filmit Oktrova dhe Topi kanë dashur të bëjnë dhe një apel për shoqërinë shqiptare. Sipas tyre kjo e fundit është tepër indiferente.

Mirela Oktrova: “Do doja të thoja që është një tentativë e jona për të parë një plan të shoqërisë disi ndryshe”.

Edmond Topi: “Në fakt film i është një ide, autorja e filmit është Mirela, kolegia, bashkëshortja ime. Është një ide shumë e vjetër e saj, unë jam producent edhe bashkëregjisor në fakt filmi është i saj”.

Sipas realizuesve të filmit. Gratë e intervistuara dhe njerëzit me të cilët fati i kishte lidhur ato, janë produkti i kësaj shoqërie. Vrasja e bashkëshortit, varrosja e babit apo vrasja për gjakmarrje, nga pas sipas tyre ka një të vërtetë të hidhure që pak kush e di apo thënë troç, pak kush tenton ta dijë e më pas të reagojë./tvklan.al