“Duhet të rritet presioni përmes kanaleve ekzistuese për të nxitur frikën tek qytetarët gjermanë për një konflikt të mundshëm midis NATO-s dhe Federatës Ruse”.

Është kjo ajo që thuhet në një nga dokumentet sekrete të publikuara nga mediat gjermane dhe që i përkasin një instituti që vepronte në Gjermani me lidhje të forta me Moskën. Sipas këtyre dokumenteve që datojnë në shtatorin e vitit 2023, synimi i Kremlinit është i qartë që të punojë në drejtimin që njerëzit të besojnë se konflikti po provokohet nga perëndimi.

Drejtuesit e institutit rus bëjnë një panoramë të gjerë të asaj që ndodh në Gjermani duke bërë vlerësime për të gjithë politikanët. Për kancelarin Olaf Scholz thuhet se është ende më i miri mes të këqijve pasi po refuzon të furnizojë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, edhe pse kjo nuk pritet të zgjasë në kohë. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme thuhet se në rast të një rikthimi të CDU-së në pushtet mund të ketë një përshkallëzim të tensioneve Berlin-Moskë. Dokumentet sekrete i sugjerojnë Moskës që të mos mbështetet shumë tek ekstremistët e AFD-së pasi janë të paqëndrueshëm.

Tv Klan