Dollari amerikan humbi sërish terren ndaj monedhës evropiane pas deklaratave të një zyrtari të lartë të Rezervës Federale Amerikane që theksoi se ulja e defiçitit të Shteteve të Bashkuara është e lidhur me ecurinë e dollarit amerikan, duke lënë të kuptohej se dollari duhet të zhvlerësohet ende në mënyrë që të ulet defiçiti.

Investitorët ndërkombëtarë janë në pritje të shifrave të bilancit tregtar të Shteteve të Bashkuara për muajin korrik. Mondha e përbashkët evropiane u shkëmbye sot në orët evropiane të shkëmbimeve në nivelet 1 euro=1.22 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të konsiderueshme në raportet e shkëmbimit të monedhës sonë kombëtare ndaj euros dhe dollarit amerikan. /tvklan.al