Dollari amerikan humbi terren ndaj monedhave kryesore botërore, si ndaj dollarit kanadez, euros, stërlinës angleze, dollarit australian, por rikuperoi pak terren ndaj jenit japonez. Dollari shënoi sot vlerat më të ulëta të muajit ndaj euros.
Çmimet e larta të naftës afër niveleve rekord në tregjet ndërkombëtare duket se kanë pasur ndikimin negativ mbi dollarin amerikan, ndërkohë një pjesë e mirë e analistëve financiarë mendojnë se monedha amerikane mund të jetë nën presion të madh pasi ekonomia amerikane mund të ngadalësojë rritjen ekonomike.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të ndjeshme në raportet e shkëmbimit të monedhës sonë kombëtare ndaj dy monedhave kryesore krahasuar me ditën e djeshme. /tvklan.al