Dollari amerikan humbi gati një përqind ndaj frangës zvicerane në tregjet ndërkombtare valutore pas shtimit të fakteve se grupi terrorist Alkaeda (Al-Qaeda) mund të jetë përgjegjës për sulmet terroriste në Madrid. Dollari amerikan sot humbi terren dhe ndaj monedhës së përbashkët europiane duke rënë me gati zero pik pesë përqind. Rënie dollari shënoi dhe ndaj stërlinës angleze. Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet një euro baraz me një pik njëzet e tre dollarë menjëherë pas deklaratave se kryeministri i sapozgjedhur spanjoll Zapatero (Jose Luis Rodrigues Zapatero) në Madrid mund të tërheqë një mijë e treqind trupa spanjolle në Irak. Lajmet se Spanja mund të tërheqë trupat e saj nga Iraku i lë Shtetet e Bashkuara më të ekspozuara, gjë e cila është përkthyer në tregjet ndërkombtare si faktor negativ për dollarin amerikan. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor fillimjava nuk shënon lëvizje të ndjeshme në raportet e dy monedhave kryesore ndaj monedhës tonë kombtare. /tvklan.al