Sot në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan arrit të konsolidonte terrenet e fituara kundrejt të gjitha monedhave kryesore, pas rritjes spektakolare të dy ditëve të fundit, i mbështetur fort nga pritjet e tregjeve financiare për një rritje të normave të interesit për dollarin amerikan. Dollari amerikan 48 orët e fundit ka arritur të rikuperojë gati 4 cent ndaj dollarit australian dhe dje shënoi rritje të konsiderueshme dhe ndaj stërlinës angleze dhe dollarit neozelandez. Kanë qene pikërisht monedhat e lartpërmendura që aktualisht ka norma interesi më të larta, krahasuar me dollarin amerikan dhe euron ato që kanë pësuar humbjet më të mëdha dy ditët e fundit. Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar sot, jo vetëm ndaj monedhës së përbashkët europiane, por dhe ndaj dollarit amerikan duke shfaqur sërish tendenca të forta mbi çmimin ndaj euros dhe dollarit. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!