Dollari amerikan shënoi një rritje ndaj monedhës së përbashkët europiane duke dalë nga nivelet më të ulta të një muaji të shënuara gjatë diës së djeshme. Tregjet financiare janë në pritje të një raporti që do të mbajë sot Kryetari i Rezervës Federale Amerikane, Grinc Pan, mbi politikën monetare të Shtetve të Bashkuara ku po shqyrtohet mundësia e një rritjeje të normave të interesit për dollarin amerikan. Nëse pritjet e tregjeve financiare për rritjen e normave të interesit në Shtet e Bashkuara do të përforcohet, dollari amerikan mund të mbështet, për një kohë të shkurtër, duke bërë që tregjet valutore të kenë një frenim të rënise së monedhës amerikane. Në një periudhë afatgjatë dollari do të mbetet sërish nën kërcënimin dhe presionin e deficitit të madh buxhetor që kanë Shtet e Bashkuara. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombtare ka humbur terren ndaj dollarit amerikan ndërkohhë që leku është vlerësuar ndaj monedhës së përbashkët euro. /tvklan.al