Dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore botrore duke arritur të konsolidojë nivelet e arritura ditën e premte. Monedha e përbaëshkët euro arriti të shkëmbehej afër niveleve rekord të shënuara në muajin janar pas publikimit të të dhënave mbi dificitin tregtar të Shteteve të Bashkuara, ku vetëm në muajin dhjetor të dy mijë treshit ishtë shënuar një rrtije prej dhjetë përqindësh. Në mënyrë të papritur dollari amerikan brenda pak minutash arriti të rekuperonte gati një cent duke bërë që të spekullohej në tregjet financiare se Banka Qëndrore Europiane, po ndërhynte në tregjet valutore duke shitur euro. Mendohet se lëvizjet e së premtes kanë qënë vetëm një likujdim pozicionesh nga ana e investitorve ndërkohë që në tregje vazhdojnë të dominojnë sërish problemet e defiçitit të Shteteve të Bashkuara dhe si rrjedhojë një ndjenjë negative mbi monedhën amerikane. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombtare është vlerësuar sot kundrejt dy monedhave kryesore euro dhe dollar, duke shfaqur dhe një herë tendenca mbi çmimin. /tvklan.al