Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Tregjet Financiare

Kriza financiare botërore, Ban Ki-Moon kërkon masa për vendet e varfra-(25 Tetor 2008)

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka bërë thirrje për masa drastike kundër krizës financiare në botë. Duke e cilësuar situatën si tepër të rrezikshme Ban Ki-Moon apeloi për bashkëveprim të shpejtë ndaj recesionit, i cili sipas ekonomistëve është gjithnjë e më pranë. E ndërsa tregjet financiare kanë ndezur dritën e kuqe...

Tetor 25, 2008

Paralajmërimi i FMN për krizën financiare, bankat qendrore ulin interesin-(8 Tetor 2008)

Pas paralajmërimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për thellimin e krizës bankat qendrore kanë reaguar me shpejtësi. Një vendim i befasishëm dhe unanim ka kthyer vëmendjen tek përpjekjet për t’u përballur me krizën financiare. Banka Qendrore Evropiane, ajo amerikane, e Kinës, Kanadasë, Zvicrës dhe Suedisë kanë reduktuar koston e parasë duke ulur normën e interesit me...

Tetor 8, 2008

Dollari amerikan arrin nivele të ulëta (18 Tetor 2004)

Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta të shtatë muajve të fundit ndaj monedhës së përbashkët evropiane, pasi të dhënat e dobëta të ekonomisë amerikane të publikuara ditët e fundit dhe çmimet e larta të naftës po zbehin shpresat e tregjeve financiare për rritje të mëtejshme të normave të interesit për dollarin amerikan....

Tetor 18, 2004

Kursi i këmbimit valutor (21 Shtator 2004)

Dollari amerikan humbi terren ndaj monedhave kryesore botërore në një kohë që tregjet financiare janë në pritje të vendimit të sotëm të Rezervës Federale Amerikane për të rritur normën e interesit për dollarin amerikan me 0.25%. Rritja e sotme është e treta brenda këtij viti duke e çuar normën bazë të interesit për dollarin në...

Shtator 21, 2004

Të dhënat e fundit të shkëmbimeve valutore – (15 Shtator 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj euros, ndërkohë që tregjet financiare janë në pritje të mbledhjes javën e ardhshme të rezervës federale amerikane, lidhur me normat e interesit. Investitorët presin gjerësisht që rezerva federale amerikane të rrisë normat e interesit për dollarin amerikan me 0.25%, duke e çuar...

Shtator 15, 2004

Dollari amerikan shkëmbehet qëndrueshëm ndaj euros (7 Shtator 2004)

Dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane pas rritjes me gati 1% që shënoi të premten, e mbështetur fort nga përmirësimi i treguesve të punës në Shtetet e Bashkuara. Këta tregues përfocuan prirjet e tregjeve financiare për një rritjre të normave të interesit për dollarin amerikan gjatë këtij muaji. Në orët evropiane...

Shtator 7, 2004

Euro rikuperon terren ndaj dollarit amerikan (14 Korrik 2004)

Euro rikuperoi disi terren ndaj dollarit amerikan pas humbjeve të ditës së djeshme në mesditë. Të martën dollari amerikan arriti të vlerësohej ndaj monedhave kryesore botërore, menjëherë pas publikimit të shifrave të bilancit tregtar të Shteteve të Bashkuara për muajin maj shifra që qenë më pozitive se parashikimet e tregjeve financiare. Deficiti tregtar i Shteteve...

Korrik 14, 2004

Franga zvicerane shënon rritje ndaj monedhave kryesore (17 Qershor 2004)

Monedha e ditës ishte franga zvicerane që shënoi një rritje të përgjithshme ndaj monedhave kryesore botërore pasi Banka Qendrore e Zvicrës për herë të parë në katër vitet e fundit rriti normat e interesit për frangën duke befasuar dhe tregjet financiare. Menjëherë pas vendimit surprizë për tregjet financiare franga zvcierane shënoi një rritje të menjëhershme...

Qershor 17, 2004

Euro shkëmbehet në nivele të larta ndaj dollarit (6 Maj 2004)

Monedha e përbashkët evropiane sërish u shkëmbye në nivelet më të larta të 4 javëve të fundit ndaj dollarit në një kohë që tregjet financiare kanë përqëndruar vëmendjen në të dhënat e tregut të punësimit që do të publikohen nesër në Shtetet e Bashkuara. Banka Evropiane Qendrore pritet të lërë të pandryshuara normat e interesit...

Maj 6, 2004

Dollari amerikan shfaq qëndrueshmëri ndaj monedhave kryesore botërore (16 Shkurt 2004)

Dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore botrore duke arritur të konsolidojë nivelet e arritura ditën e premte. Monedha e përbaëshkët euro arriti të shkëmbehej afër niveleve rekord të shënuara në muajin janar pas publikimit të të dhënave mbi dificitin tregtar të Shteteve të Bashkuara, ku vetëm në muajin dhjetor të dy mijë treshit...

Shkurt 16, 2004