Dollari amerikan shënoi një rritje të lehtë ndaj euros i mbështetur nga të dhënat pozitive të ekonomisë amerikane të publikuara dje të cilat vazhdojnë të përforcojnë prirjet e tregjeve financiare për rritjen e normave të interesit për dollarin. Ndërkohë sot monedha e gjelbër shënoi një rritje të lehtë ndaj frangës zvcierane dhe paundit britanik në një kohë që humbi disi terren ndaj jeni japonez. Monedha evropiane shënoi nivelet më të ulëta të 6 javeve të fundit ndaj jenit japonez pas shitjeve masive të monedhës së përbashkët ndaj jenit.
Sipas infomracioneve të Bankës Italo-Shqiptare leku vazhdon të mbiçmohet ndaj euros dhe dollarit amerikan. Monedha jonë kombëtare është vlerësuar ndjeshëm ndaj monedhave kryesore botërore në tregun tonë gjatë kësaj jave. /tvklan.al