Dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane në një kohë që tregjet vazhdojnë të dominohen nga spekulimet mbi rritjen e mundshme të normave të interesit për dollarin amerikan. Sot tregjet financiare janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara. Sipas analistëve ndërkombëtarë, një rritje e shifrave të inflacionit do të rriste shanset për një rritje deri në 0.5% të normave të interesit për dollarin amerikan, nga ana e Rezervës Federale Amerikane në mbledhjene e saj të fundmuajit. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar sërish ndaj dollarit dhe euros duke shfaqur tendenca mjaft të forta mbiçmimi ditët e fundit. /tvklan.al