Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane ndërkohë që investitorët janë në pritje të komenteve të shefit të Rezervës Federale Amerikane mbi ecurinë e ekonomisë amerikane dhe të normave të interesit për dollarin amerikan. Përmirësimi i treguesëve të tregut të punës në Shtetet e Bashkuara mbështeti prirjet e tregjeve financiare për një tjetër rritje të normës së interesit për dollarin me 0.25%. Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro=1.2 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të theksuara në raportin e shkëmbimit të monedhës sonë kombëtare me dy monedhat kryesore të tregut./tvklan.al