Lindja e Krishtit mblodhi mesnatën e të martës në katedralen e Palit në Tiranë me qindra besimtarë të Krishterë.

Kreu i dioqezës Tiranë – Durrës, Imzot Arjan Dodaj në fjalën e tij apeloi për paqe dhe bëri thirrje për ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’u larguar nga fenomenet e dhunës dhe edukimin e të rinjve larg këtyre fenomeneve.

Krishtlindja konsiderohet si një nga festat më të bukura, ku përkujtohet lindja e Jezu Krishtit.

Ky kremtim është jubile dhe Papa Françesku në Romë hapi Portën e Shenjtë e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe shpalli zyrtarisht fillimin e vitit të shenjtë./tvklan.al