Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike një Papë hap “Derën e Shenjtë” në një burg.
Këtë e bëri Papa Francesku në një nga komplekset më të mëdha të burgjeve në Itali.
Ati i Shenjtë kaloi Derën e Shenjtë në këmbë dhe jo me karrocë, siç ndodhi në Bazilikën e Shën Pjetrit.
“Derën e parë të Shenjtë e hapa për Krishtlindje në Shën Pjetër, por doja që Dera e Dytë e Shenjtë të hapej këtu, në një burg. Doja që të gjithë ne këtu, brenda dhe jashtë, të kishim mundësinë të hapnim dyert e zemrave tona dhe të kuptonim se shpresa nuk zhgënjen”.
Papa Francesku hapi Vitin e Shenjtë Katolik, të njohur gjithashtu si Jubile, të martën e 24 Dhjetorit.
Një jubile katolik konsiderohet një kohë paqeje dhe faljeje dhe ky vit i është kushtuar temës së shpresës.
Vitet e Shenjta zakonisht ndodhin çdo 25 vjet dhe zakonisht përfshijnë hapjen në Romë të katër “Dyerve të Shenjta”, të cilat simbolizojnë derën e shpëtimit për katolikët.
Ati i Shenjtë ka treguar vëmendje të veçantë për të burgosurit.
Ai viziton shpesh burgjet në Romë dhe në udhëtimet e tij jashtë vendit.
Tv Klan