A dukeni më të vjetër se sa jeni?

Përveç gjenetikës, ka shumë faktorë që ndikojnë për t’ju tregur më të moshur se sa jeni në të vërtetë

Më poshtë do ju përcjellim 10 zakone të përditshme nga të cilat duhet të hiqni dorë për t’u dukur më të rinj. Pa pasur nevojë për botoks apo kirurgji kozmetike.

1.Mbani dietë me pak yndyrë

Për të parandaluar rrudhat është e domosdoshme të konsumoni acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë. Një dietë me pak yndyrë ju privon nga ky përbërës, duke shkaktuar plakje të parakohshme të lëkurës.

2. Pini me anë të një pipëze

Kur pini pije përmes një pipëze, ju i mblidhni buzët tuaja dhe kjo mund të shkaktojnë formimin e linjave dhe rrudhave rreth gojës tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për pirjen e duhanit.Prandaj, provoni të pini direkt nga gota, dhe nëse jeni duhanpirës provoni më të mirën tuaj për ta lënë duhanin. Mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, por përfitimet nga lënia e duhanit janë të shumta.

3.Flini në një krah

Gjumi në një krah, me fytyrën e shtypur në jastëk, shkakton dhe rrit rrudhat në faqe dhe mjekër. Ekspertët thonë se të fjeturit e qetë në shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri, i freskët dhe i pushuar.

4. Qëndrimi jo i mirë i trupit

Qëndrimi jo i duhur i trupit devijon shtyllën tuaj kurrizore dhe si rezultat muskujt dhe kockat tensionohen në mënyrë jonormale. Këto dëme rezultojnë në dhimbje e lodhje dhe shpesh mund të shkaktojnë deformim të përhershëm.

5. Përdorni krem kundër diellit vetëm në pushime

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Për të mbrojtur veten nga efektet e ashpra të diellit është e rëndësishme të përdorni  krem mborojtës edhe kur është me re apo mot i ftohtë.

6. Përdorimi i tepërt i sistemit të ngrohjes

Përdorimi i tepërt i ngrohjes artificiale e bën ajrin e brendshëm shumë të thatë. Lëkura dhe flokët tuaj thahen gjithashtu, dhe si rezultat merrni më shumë rrudha. Mundohuni të mbani nivelin e nxehtësisë më të ulët në shtëpinë tuaj.

7. I thoni gjithmonë jo sheqerit


Ne të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm, por stresi është akoma më i dëmshëm. Prandaj, nganjëherë secili ka nevojë ti bëjë vetes një qejf dhe ti dorëzohet dëshirës për gjëra të ëmbla, nëse kjo e bën të ndihet më i lumtur.

8. Shikoni shumë TV

Një studim i ri ka  zbuluar se për çdo orë që kaloni duke parë televizion, jetëgjatësia juaj shkurtohet me 22 minuta. Ekspertët rekomandojnë që, pavarësisht nëse jeni në shtrat ose ulur në tryezën tuaj, të ngriheni çdo gjysmë ore për të ecur.

9. Mungesa e gjumit

Të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Gjumi i pamjaftueshëm jo vetëm që rezulton të dukeni të  lodhur, por edhe shkurton jetën tuaj. Ekspertët këshilojnë të shkoni në shtrat më herët nëse ndjeni mungesë energjie, ngadalësi mendore ose shtim në peshë.

10. Stresi për shkak të mungesës së organizimit

Disa studime kanë treguar se stresi kronik shkakton dëmtime serioze të qelizave, të cilat mund të përshpejtojnë procesin e plakjes. Prandaj, harroni thënien “mund ta bëjë edhe nesër”, dhe përpiquni të bëni gjithçka në kohën e duhur që të mos stresoheni pastaj.

Mos harroni se kurrë nuk është vonë për të filluar, prandaj bëni këto ndryshime në stilin e jetës suaj tani, që të merrni rezultate më të mira e më të shpejta./tvklan.al