Armando Sadiku, nuk ndalet së shënuari në Indi, aty ku është pjesë e skuadrës së Goa.
Sulmuesi shqiptar, ka realizuar dy gola të shpejtë në sfidën e kampionatit ndaj North East Utd.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të, por Goa përmbysi rezultatin në favor, falë dy golave të shënuar nga Sadiku.
Lojtari nga Elbasani barazoi shifrat me penallti në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë realizoi edhe golin e dytë.
Megjithatë pavarësisht dopietës së shënuar nga Sadiku, Goa nuk ia doli dot të marrë fitoren, pasi u barazua nga miqtë, në sfidën që u mbyll me rezultatin 3-3.
Shqiptari duket në formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni, teksa ka shënuar edhe dy herë në dy ndeshjet e kaluara që luajti. /tvklan.al