Djali i dyshuar si autor i vrasjes në një shkollë në Sauk të Tiranës u vetëdorëzua në polici. Fatjon Zira është pesëmbëdhjetë vjeç, ai ka pranuar se të mërkurën e kaluar ka goditur për vdekje me thikë shokun e tij bashkëmoshatar në mjediset e shkollës. Autori u largua pas krimit ndërsa babai i tij i ka kërkuar ndjesë familjes së vitkimës.
“ Unë me familjen e viktimës në momentin e parë që ka ndodhur dhe që kam qenë më i lirë, që isha në ndjekjen e djalit tim bashkë me Forcat Policore kam kërku t’xhej njeri t’përshtatshëm, që nuk m’i deformon fjalët që çoj unë. I lus Zotit që t’jua shërojë plagën që u shkaktova unë me padashje me djalin tim. Familja ka mbajt një qëndrim të mirë do t’himë në kuadrin e bisedimeve, ma kanë prun fjalën. Ka qenë nji zënk e fëmijvet shtu siç dhe vërtetojn njerzit që na kanë prun fjalën ndërsa unë me djalin s’kam mor asnjë kontakt.
Tani që i biri ndodhet në duart e drejtsisë babai kërkon mëshirë për të, por pranon se vepra e kryer nga i mituri është e rëndë dhe duhet ndëshkuar.
“Do t’kërkosha nga drejtsia mëshirë. Është djali i ri, i paformuar nuk i llogarit pasojat e azgjëje, nuk llogarit pasojat si i sjell personit, shokut t’vet që e boni viktimë. Nuk llogarit pasojat e veta. Nuk e ka formimin që të parashikojë kto, megjithatë unë kokulur gjithë jetën do t’mbetem se kjo është një njoll, që të paktën në nërgjegjen time si njeri e di veten time se kush jam, do t’më brejë gjithë jetën, do më mbetet fotografia e shkout t’tij për gjithë jetën para syve.” /tvklan.al