Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin Nuri Sahin pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Bolonjës.
Klubi gjendet në vend të 13 në Ligën e Kampionëve, pasi në sezonin e kaluar ishte finalist i kompeticionit, ndërsa në Bundesligë gjendet në vend të 10-të, 20 pikë prapa kryesuesve, Bayern Munich.
Sahin u emërua si trajerni i verdhezinjve në verë pas largimit të Edin Terzic, me të cilin ai kishte punuar si zv/trajner.
Humbja ndaj Bolonjës ishte e katërta radhazi për ekipin, që ka një fitore në nëntë sfidat e fundit. Në reagimin e tij, Sahin tha se nuk u arrit që të përmbusheshin ambiciet sportive të verdhezinjve në këtë sezon, ndërsa i uron Borusias suksese.
Drejtori sportiv, Lars Ricken, tha se Dortmundi kishte “humbur besimin në aftësinë për të arritur objektivat sportive” nën drejtimin e Sahin.
Ky vendim atë e mundon, por e quajti të pashmangshëm. Dortmundi kaloi në epërsi në minutën e 15-të në transfertën ndaj Bolonjës, por pësoi dy gola në dy minuta në pjesën e dytë, duke shkuar në tre humbje në shtatë takime në Ligën e Kampionëve.
Sahin më parë ka qenë futbollist i Dortmundit, ku luajti në total në 252 takime. Përpara se të kthehej në “Iduna Park”, ai ishte për më shumë se dy vite si trajner i klubit turk të Antaliaspor-it.
Klan News