Jack Grealish mund të largohet nga Manchester City. Sulmuesi po has vështirësi të mëdha dhe sezoni aktual, mund të konsiderohet si më i keqi për të.
Anglezi u bashkua me “qytetarët” në vitin 2021 për 100 milionë Euro, por asnjëherë nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Minutat e pakta të aktivizimit këtë sezon, mund të sjellin largimin e 29-vjeccarit. Në gjurmët e tij, sipas “The Sun”, janë vënë dy klube. Interi dhe Borussia Dortmund po ndjekin situatën e lojtarit dhe janë gati të përfitojnë, për ta afruar në skuadrat e tyre.
Ende nuk ka një ofertë zyrtare, por nëse City është i hapur për shitjen, dy klubet mund të bëjnë gati propozimet e tyre. /tvklan.al