Policia e Tiranës ka vënë në pranga Alban Kote. 43-vjeçari ka qenë përmbarues gjyqësor, emri i të cilit rezulton në dosjen e mikrokredive. Ndaj tij, gjykata ka caktuar më herët masës e sigurisë “arrest në burg”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Alban Kote, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, njoftoi policia.

Kujtojmë se nga një hetim i prokurorisë u zbulua se si disa shoqëri të mikrokredisë dhe përmbaruesit e tyre përdorën një skemë shtrënguese të kredimarrjes.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike./tvklan.al