9 persona, mes tyre përmbarues dhe administrator të shoqërive përmbaruese si dhe administratorja e Micro Credit Albania, u vunë në masa sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” me dyshimet se kanë vjedhur duke mashtruar qytetarët si dhe kanë shpërdoruar detyrën.
Me anë të një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Tiranës tha se Micro Credit Albania ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite në vlerën e 7.2 milionë Eurove.
Më pas ata kontaktonin qytetarët që kishin borxhe të vjetra, duke i bindur nëpërmjet mashtrimit që të merrnin një tjetër kredi për të shlyer të parën, pasi do të kishin lehtësi, fakte që sipas hetuesve nuk ishin të vërteta.
Pas marrjes së kredisë së dytë, qytetarët rëndoheshin më shumë ekonomikisht dhe nuk kishin mundësi pagimi.
Në këto kushte MCA, nëpërmjet disa shoqërive përmbarimore, që bazuar në hetimet e kryera kanë funksionuar si një të vetme, u bllokonte qytetarëve pasuritë.
Në një rast, hetuesit konstatuan që për një vlerë të pashlyer 347 mijë lekësh, një qytetari Micro Credit Albania i kishte bllokuar 14 pasuri.
Në hetim nga Prokuroria e Tiranës:
Aldo Daka
Albert Gega
Edmond Mato
Kejda Seferi
Arben Meskuti
Alban Kote
Alketa Tanushi
Jorsida Dervishi
Elda Ibro
Tv Klan