Shorti elektornik përcaktoi gjyqtaren Flojera Davidhi për të shqyrtuar dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në këtë çështje janë marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamambër Malltezi, biznesmeni Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.
Dosja “Partizani” me 333 fashikuj është dorëzuar pasditen e së martës në GJKKO. Gjyqtarja Davidhi ka 3 mundësi për të vendosur. Mund të pranojë kërkesën e SPAK dhe ta kalojë çështjen për gjykim, të pranojë kërkesën e avokatëve dhe të pushojë çështjen, ose mund ta rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme, duke i lënë detyra përkatëse. Nëse gjyqtarja pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë nis zyrtarisht gjyqi në themel.
Në seancë paraprake ish-Kryemnistri pritet të kërkojë edhe revokim të masës së sigurimit. Berisha dhe Malltezi janë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe kanë mohuar akuzat. Biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën detyrim paraqitje.
Kurse Xhimi begeja dhe Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, Malltezi e Bektashi për korrupsion dhe pastrim parash. Ndërsa dy të pandehurit e tjerë vetëm për pastrim parash.
Klan News