Nisi në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë në lidhje me dosjen “Partizani”.
Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se në seancën e sotme do të vijojnë sërish të japin argumentet e tyre avokatët e Jamarbër Malltezit.
Më pas do të vijohet me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begesë dhe Andia Pustinës.
Po ashtu argumentet do të lexohen edhe nga avokatët e dy shoqërive “Homeplan” sh.p.k dhe “Kontakt” sh.p.k.
Kjo seancë pritet të zgjasë deri në orën 16:00 kur të përfundojë edhe orari zyrtar.
Ndërkohë të pandehurit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, nuk janë paraqitur ditën e sotme në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre./tvklan.al