Balluku: Projekti vijon me Durrësin e Tiranën

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat ka përfunduar instalimin e paneleve fotovoltaike në godinën e saj, nga ku pritet të mbulohen rreth 40% e nevojës vjetore për energji elektrike në këtë drejtori. Instalimi i tyre u inspektua edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila tha se projekti do të shtrihet në Durrës e Tiranë.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, tha se në Berat janë instaluar 206 panele, teksa nga projekti në një fazë të dytë do të përfitojë edhe Mati.

Projekti për instalimin e paneleve diellore në qytetin e Beratit ka një kosto prej 17 milionë lekësh, investim i cili përllogaritet të kthehet brenda 6 vitesh.

Tv Klan