Serbia dhe Shqipëria pritet që të organizojnë se bashku Kampionatin Evropian futbollit U-21 për meshkuj në vitin 2027 në një projekt futbolli që synon të kapërcejë tensionet politike.
UEFA informoi se vetëm Federata Shqiptare dhe vetëm oferta Shqipëri-Serbi përmbushi afatin kohor për të paraqitur planet e detajuara të turneut.
Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët për eventin, me ofertën fituese qe do të vendoset në mbledhjen e Komitetit Ekzekutit të 16 Dhjetorit.
Federata Shqiptare dhe ajo serbe e futbollit u bënë bashkë në Maj për të planifikuar organizimin e Europianit U-21, 3 vite më pas, ku do të marrin pjesë 16 ekipe dhe ku duhen tetë stadiume për 31 takimet që do të luhen.
Në Kampionatin Europian pati tensione mes tifozerive të dy vendeve, ku instucioni europian i futbollit gjobiti të dyja federatat.
Kongresi i ardhshëm vjetor i 55 federatave kombëtare të UEFA-s do të mbahet në Beograd më 3 Prill, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit do të mblidhet më 8 Shtator 2025 në Tiranë.
Klan News