Pak ditë pas nënshkrimit të kontratës për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, drejtori i kompanisë, Sahit Dollapi, konfirmon se puna për përmirësimin e treguesve po vijon me ritme të larta.

Në këtë kuadër, Dollapi ka bërë të ditur se 6400 punonjësit e OSSH-së do të kalojnë në sitë, duke iu nënshtruar një testi për mbajtjen e vendit të punës, me qëllim rritjen e performancës së kompanisë.

Sahit Dollapi: “Që sot do merren ne testim për ruajtjen e vendit të punës 6400 punonjësit e kompanisë dhe 3 do të jenë kriteret e vlerësimit të vendit të punë së tyre. Kriteri i parë do të jetë marrëdhëniet me konsumatorin, kriteri i dytë do të jetë rezultatet në pune dhe ngritja profesionale e çdo punonjësi. 6400 punonjësit e OSSH-së nuk do shkurtohet asnjë punonjës, do merren në testim për ruajtjen e vendit të punës duke pasur parasysh vetëm ata 3 elementë.”

Deklarata u bë gjatë kryerjes së punimeve për përmirësimin e rrjetit elektrik në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Dollapi shprehu gjithashtu vendosmërinë për ndërprerjen e energjisë  ndaj të gjithë konsumatorëve që nuk shlyejnë detyrimet karshi OSSH-së./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro