Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe biznesin nuk pritet që të rritet në nivelin e kërkuar nga çekët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. ERE ka hedhur poshtë shifrat e prezantuara nga OSSH në lidhje me nivelin e humbjeve, duke i konsideruar ato si të ekzagjeruara dhe të pa evindentuara. Pas analizës që ky ERE i bëri humbjeve të energjisë në rrjet për vitin 2008, doli në përfundimin se ky nivel është 3.7% më i ulët nga sa pretendon OSSH-ja.
Entela Çipa: “Bordi i komisionarëve pasi shqyrtoi këtë propozim të kompanisë në date 16.10. në tetor, ka shqyrtuar aplikimin dhe vendosi të mos e miratojë raportin e auditit, për nivelin e humbjeve. Në këtë mënyrë propozimi i tyre për nivelin e humbjeve 35.7% nuk u pranua dhe në fuqi mbetet niveli i miratuar, i humbjeve i miratuar nga bordi i komisionarëve 32%.”
Humbjet më të mëdha në rrjet konstatohen te konsumatorët familjar të cilët përbejnë 60% të konsumit të energjisë elektrike, por duke ditur që niveli i humbjeve është një prej elementëve kryesor që mbështet kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë atëherë do të ketë pak gjasa që energjia vitin e ardhshëm të rritet me mesatarisht 20 deri më 23%, nivel për të cilin kanë aplikuar Çekët e OSSH-së shtatorin e këtij viti.
Vendimi i Entit të Rregullatorit të Energjisë për mospranimin e nivelit të humbjeve prej 35.7% është marrë dy javë më parë dhe mësohet se është apeluar nga OSSH-ja./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro