Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Drejtori i Policisë së Shtetit Bajram Ibraj ka sqaruar në një konferencë për shtyp, se ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit dhe angazhimin e saj në zgjedhje, nuk cenojnë autoritetin e KQZ mbi policinë.
Bajram Ibraj:- “Duke marrë shkasë edhe nga disa keqinterpretime që i janë bërë lidhur me këtë problem, dëshiroj të saktësojë se, nuk bëhet fjalë për ndryshime në kodin zgjedhor, por për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për policinë e shtetit. Ndryshimet e mëparshme në këtë ligj ishin bërë pa konsultën dhe pa mendimin e policisë së shtetit dhe për këtë arsye rezultonin të gabuara. Ndryshimet në fjalë nuk kanë pasur parasysh numrin e punonjësve të policisë, që ka struktura e rendit, strukturë e cila nuk mund të përballojë e vetme procesin zgjedhor”.
Gjatë procesit zgjedhor, do të ndërhyjnë efektivë të policisë së shtetit, po përjashtohen Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale./tvklan.al