Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka miratuar lejen për Alfred Belerin që ai të betohet si deputet i Greqisë në Parlamentin Europian. Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.
Mësohet se ai do të udhëtojë i vetëm në Strasburg, i pashoqëruar nga efektivët e policisë.
Kujtojmë se partia “Demokracia e Re” në Greqi e përzgjodhi Belerin për ta ushtruar këtë detyrë më 10 Qershor të këtij viti, teksa Beleri ndodhej prapa hekurave për korrupsion në zgjedhje.
GJKKO e ka dënuar ish-kryebashkiakun e Himarës me dy vite burg për vjedhje votash. Ai u vu në pranga më 12 Maj të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale.
Pavarësisht se arriti të sigurojë votat për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës ai nuk e bëri dot betimin si i tillë. Pas vendimit të Apelit, KQZ ia hoqi përfundimisht mandatin si kryebashkiak.
/tvklan.al