Një numër i konsiderueshëm pikash te tregtimit me pakice te karburantit ne kryeqytet rezultojnë jashtë shërbimi, te pezulluara nga inspektoret e hetimit tatimor.
Prej javës se kaluar Drejtoria e Hetimit Tatimor të Tiranës ka nisur një aksion për verifikimin e zbatueshmërisë se ligjit për vendosjen e kasave fiskale.
Mungesave e këtyre pajisjeve pranë pikave te karburantit ka sjelle fillimisht gjobitjen e tyre me 100 mije leke dhe me pas vulosjen me shiritat tatimore.
Sipas kreut te hetimit tatimor te Tiranës mungesa e kasave edhe për këtë lloj biznesi është shteg evazioni fiskal nga ana e tregtareve te karburanteve.
Eljon Balla: “Në bazë të ligjit 9940 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave deri në datën 31 Maj të vitit 2009 ka qenë afati përfundimtar i pajisjes me kase fiskale. Në bazë të skadimit të këtij afati fillojnë të ushtrohen kontrolle për këtë situatë dhe u verifikua që nuk ishin pajisur me kasa fiskale. Problemi si për këtë lloj aktiviteti dhe për shumë aktivitete të tjera, të cilat kërkohet detyrim, detyrimisht pajisja me kasë fiskale lë shteg për abuzime dhe mosraportim të saktë në organet tatimore”.
Kasat fiskale edhe pranë pikave te tregtimit te karburantit kane te njëjtin funksion si kasat e tjera ne lokale apo dyqane, kontrollojnë xhiron e realizuar për efekt tatimor.
Megjithëse afatet kohore për implementimin e tyre ne terren kane përfunduar prej muajsh, tregtaret e karburanteve fajësojnë për vonesën teknologjinë e larte dhe shpenzimet qe shkojnë ne disa mijëra euro.
Sipas ligjit te ri jo vetëm qe çdo pike karburanti duhet te pajiset me kasa por edhe çdo klient qe furnizohet pranë tyre duhet te mare kuponin tatimor ne te kundërt mund te gjobitet me 10 mije lekë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro