Cilësia dhe çmimi nuk janë shqetësimet e vetme që rëndojnë mbi xhepin e konsumatorëve teksa furnizojnë automjetet me karburant.

Abuzimi me vëllimin është një tjetër problem që vazhdon të konstatohet jo vetëm nga qytetarët, por edhe institucionet përkatëse që e mbikëqyrin tregun.

“Në bazë të metodikës që përdorim neve, duhet të ishte plus-minus deri për 20 litra, 0.5%, që do të thotë 100 mililitra, kurse kjo kap vlerat maksimale”.

Ndonëse ky kontroll i inspektorëve metrologë rezultoi konform parametrave të lejuara drejtoresha e Metrologjisë pohon ekzistencën e abuzimit me sasinë, duke përmendur dhe disa raste flagrante.

Sipas Kolës, në rastet e konstatuara janë vendosur gjoba dhe janë ndëshkuar inspektorët, të cilët kanë favorizuar pikat e karburantit në fshehjen e vjedhjes ndaj konsumatorit.

Angjelina Kola: “Kemi konstatuar që tolerancat nuk kanë qenë në disa pika brenda atyre tolerancave të lejuara me ligj në zero ose në plus si e kemi ne, po kemi konstatuar, dhe deri në -190 mililitër për 20 litra karburant. Neve i kemi ndëshkuar meteorologët, njëkohësisht kemi vendosur edhe gjoba subjekteve deri në 7 milionë e gjysmë të vjetra. Edhe në qendrën rajonale të Korçës neve kemi konstatuar shkelje shumë herë më të mëdha sesa në qendrën rajonale të Fierit apo të Tiranës.”

Sipas ligjit të gjitha pikat e furnizimit me karburant duhet që çdo gjashtë muaj të kontrollohen nga ana e inspektorëve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe pikat që rezultojnë brenda tolerancës së lejuar me vëllimin pajisen me pullat përkatëse./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro